29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Opozita maqedonase: Rënia e shtetit pasqyrohet në gjyqësor

Partia opozitare e Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE, ka reaguar se rënia e shtetit pasqyrohet në gjyqësor, me Kovaçevski dhe LSD mund të përkeqësohet vetëm më shumë. Gjyqësori është reduktuar në instalime partiake. Promovimi i prokurorit apo gjyqtarit nuk mund të bëhet pa lejen e partive në pushtet. LSD dhe BDI po mbajnë të gjithë sistemin rob, prandaj besimi i qytetarëve në gjyqësor është ulur ndjeshëm

“Udhëheqësit e qeverisë, në krye me Kovaçevski, emëron gjyqtarë, prokurorë, promovon dhe jep funksione, siç është shembulli me kreun e PTH-së për krim të organizuar, Abazi, i emëruar nga BDI. Në një situatë kur qeveria dikton gjithçka në gjyqësor, ne nuk kemi pavarësi gjyqësore, por gjyqësori është drejtpërdrejt nën ombrellën e LSD-së dhe BDI-së. Të gjitha vendimet diktohen nga partia dhe për këtë arsye nuk kemi asnjë zyrtar të dënuar nga qeveria dhe as nuk është hapur hetim për raste si “Broilo”, vëllai i Grubit, gruaja e Kovaçevskit dhe mbi të gjitha për nënshkrimin e marrëveshjes tronditëse për Korridori 8.

“Gjingjiq kërkoi të mos u jepet publicitet varrezave masive të shqiptarëve…
Me LSD dhe BDI nuk mund të bëhet më mirë, vetëm mund të bëhet më keq. Është e nevojshme ndryshimi i qeverisë dhe lirimi i gjyqësorit nga presioni partiak”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.gazetaexpress

Të fundit