25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ora policore gjatë kësaj fundjave prej orës 19 deri në orën 5

Për dallim nga fundjava paraprake, qytetarët këtë fundjavë do ta kalojnë me liri më të madhe të lëvizjes. Ora policore sot dhe nesër për të gjithë qytetarët e territorit të gjithë shtetit fillon prej orës 19 në mbrëmje, ndërsa do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit.

Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeçare sot dhe nesër do të mund të lëvizin prej orës 13 deri në orën 19.

Qytetarët e moshuar mbi 67 vjeç, do të mund të lëvizin prej orës 5 deri në orën 12.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se prej të hënës ka mundësi për lehtësimin e masave. Megjithatë, për këtë më konkretisht do të vendoset sot në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Shtabit Qendror të Qeverisë.

Pas mbledhjes konkretisht do të dimensionohen masat, dhe do të dihet se cilat subjekte do të mund të hapen të parat.

Autoshkollat dhe të gjithë ata të cilët organizojnë edukime ose kurse do të ishin të parët të cilët do të fillojnë me punë.

Prioritet do të kenë të gjithë ata të cilët lehtë mund të vendosin rend, distancë, dezinfektim, mbajtje të maskave, dhe ata të cilët mund të vendosin sistem sporteli. Po mendohet që të lejohen edhe sportet individuale.

Megjithatë, siç theksoi Filipçe, kthimi në normalitet më së shumti do të varet nga numrat e të diagnostikuarve të rinj.

“Nga ajo që do të tregojnë rezultatet nga testimet e sotme, nëse do të ketë numër më të madh apo më të vogël të diagnostifikuarve të rinj me koronavirus do të varet dimensionimi i masave të mëtutjeshme dhe hapja graduale e ekonomisë”, theksoi gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. fc/

Të fundit