18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ora policore, MPB jep detaje rreth skandalit me fotografitë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas hetimit, policia ka arritur të identifikojë personat që publikuan fotografi në uniformë policore me mbishkrime ofenduese, në periudhë kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë së virusit korona.

MPB njofton se në fotografinë ku shihen dy persona, tashmë është konfirmuar se bëhet fjalë për pjesëtarë të policisë dhe që sipas dispozitave ligjore do të ndërmerren masa disiplinore kundër të njëjtëve dhe se publiku do të njoftohet për masat e marra.

Ndërsa në fotografinë ku shihet vetëm një person, Ministria e Brendshme ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për pjesëtar të policisë, por për një qytetar civil për të cilin do të deponohet paraqitje kundërvajtëse për gjobë nga 600 deri 800 euro, për shkak të paraqitjes së rrejshme në rrjetet sociale si pjesëtarë i policisë.almakos

Të fundit