29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ora policore sot vazhdon prej orës 16, gjatë fundjavës mund të ketë kufizime të reja

Pas orës policore prej 61 orëve në gjithë shtetin gjatë fundjavës, këtë mëngjes është vërejtur lëvizje e qytetarëve dhe komunikacion nëpër rrugë.

Ora policore edhe sot do të fillojë prej orës 16:00 deri në 05:00 të ditës së nesërme.

Ndërsa gjatë fundjavës së ardhshme, mendohet që lëvizja e qytetarëve të kufizohet edhe për një ditë, gjegjësisht ndalesa të vlejë prej të premten në orën 16:00 deri të martën në mëngjes 05:00,

Këtë dje e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa sot do të vendos qeveria nëse do ta pranojë.

Në fuqi është edhe ndalesa për grupim më shumë se dy persona, përveç për prindërit me fëmijë deri 14-vjeçare. Personat mbi moshën 67-vjeçare mund të lëvizin prej 10:00 deri 12:00, ndërsa ata nën moshën 18-vjeçare mund të dalin prej 13:00 deri 15:00.

Lëvizja gjatë orës policore ju lejohet vetëm atyre që kanë leje nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për të cilën mund të aplikohet në: uslugi.gov.mk./Telegrafi/

Të fundit