20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Organizata “Shpëtoni fëmijët”: Dhjetë milionë fëmijë mbarë botën mund të mos kthehen në shkolla

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar “krizë globale pa precedent në arsim”, me pothuaj 10 milionë fëmijë të goditur nga mbyllja e shkollave, të cilët ndoshta më asnjëherë nuk do të kthehen në klasat e tyre, publikoi sot organizata “Shpëtoni fëmijët”.

Duke iu referuar numrave të UNESKO-s, organizata humanitare britanike kumtoi se në prill, pasi në tërë botën janë vendosur masa që të pengohet përhapja e epidemisë, 1,6 miliardë njerëz të rinj – pothuaj 90 për qind nga nxënësit dhe studentët, nuk kanë shkuar në shkolla dhe fakultet.

“Për herë të parë në historinë e njerëzimit, arsimi është ndërprerë në tërë botën për një gjeneratë të tërë të fëmijëve”, thuhet në raportin e organizatës.

Shpëtoni fëmijët paralajmëron se për shkak të pasojave ekonomike nga pandemia, 90 deri 117 milionë fëmijë do të mund të përfundojnë në varfëri, që megjithatë mund të ketë pasoja për vazhdimin e arsimit të tyre.

Shumë burra të rinj do të mund të detyrohen të fillojnë me punë, ndërsa vajzat do të mund të detyrohen të martohen që të ndihmojnë në përkrahjen e familjeve të tyre. Për këtë shkak, mes 7 dhe 9,7 milionë fëmijë mbarë botën do të mund të largohen nga shkollat përgjithmonë, thonë nga organizata. bsh/

Të fundit