23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Organizatat joqeveritare: Kriza shëndetësore mund të shndërrohet në shkelje të të drejtave të njeriut

Mbikëqyrja e fortë digjitale për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit duhet të jetë e kufizuar në kohë dhe në shtrirje, porositën sot më shumë se 100 organizata joqeveritare, duke paralajmëruar qeveritë që të mos e përdorin këtë krizë për të shkelur liritë e të drejtave të njeriut.

Organizatat thonë se qeveritë në të gjithë botën, nga njohja e personave e deri te përcjellja e telefonave, po kthehen drejt teknologjive për përcjellje të infeksionit dhe kontrollit të popullatës gjatë karantinës.

“Por pa kontroll, këto masa mund të dëmtojnë përgjithmonë të drejtat e njeriut”, komunikuan organizata joqeveritare kryesore në botë të udhëhequra nga Hjuman Rajts Uoç. mb/

Të fundit