19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: 5 korriku data e mundshme për zgjedhje

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot deklaroi se partitë i kanë përafruar qëndrimet sa i përket datës se zgjedhjeve.

Ai tha se partitë po sillen diku rreth datës 5 korrikut si një datë e mundshme për zgjedhje.

-Dallimi nuk është aq i madh mes partive politike, është diku rreth 10-15 ditë në mes dy ekstremeve sa i takon propozimeve për datën. Ashtu që 5 korriku mund të jetë një datë në të cilën mund të takohemi të gjithë” tha Bujar Osmani.

Ndryshe, pritet që në takimin e radhës të liderëve të caktohet data përfundimtare e zgjedhjeve.

Ndërsa ka pasur edhe kontakte përmes telefonit nga kryetarët e partive politike në vend./Telegrafi/

Të fundit