20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Absorbimi i suksesshëm i mjeteve IPA, shtytësi themelor i perspektivave evropiane

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot hapi Komitetin Monitorues Sektorial për TAIB, që u mbajt në Klubin e Deputetëve. Paralelisht, u mbajt edhe mbledhja e Komitetit Monitorues Sektorial për sundimin e së drejtës dhe të drejtat themelore, mbledhja e parë themelor për demokraci dhe qeverisje, mbledhja e tretë për konkurrencë, inovacion, bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe mbledhja e parë themelore për arsim, punësim dhe politikë sociale.

“Zbatimi i suksesshëm i projekteve të financuara përmes IPA-s vazhdon, dhe ajo është promotori më i mirë i perspektivave evropiane të vendit”, theksoi Osmani, duke potencuar se, pavarësisht nga situata politike në të cilat ndodhen integrimet evropiane pas samitit të tetorit, vazhdojnë reformat dhe harmonizimi i legjislaturës sonë me atë evropian, me qëllim të afrimit deri tek rregullat, standardet dhe vlerat. “Perspektiva evropiane mbetet roli kryesor në krijimin e politikës sonë, ku, avancimi i absorbimit të mjeteve të IPA-s ka rol kryesor”, potencoi Osmani.

Në të gjitha mbledhjet u diskutuan çështjet e hapura në zbatimin e Programeve Sektoriale të financuara nga IPA 2. Si dhe për çështjet aktuale lidhur me fillimin e procedurës për mbylljen e programit Ndihmë gjatë tranzicionit dhe ndërtimin e institucioneve – TAIB 2013, dhe mbylljen e komponentës TAIB si program i fundit të IPA 1.

Të fundit