28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Asnjëherë nuk kemi thënë që Fërçkoski është kandidat për ambasador

Osmani: Asnjëherë nuk kemi thënë që Fërçkoski është kandidat për ambasador

Ministria e Punëve të Jashtme në asnjë moment nuk ka thënë se Lubomir Fërçkoski është kandidat për ambasador, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i ftuar mbrëmë në TV21.

“Në asnjë moment nuk kemi thënë që ai është kandidat ose se është refuzuar ose pranuar, sepse procedurat për kandidaturat e një ambasadori, përkatësisht ambasadorëve, deri në konfirmimin e agremanit janë në diskrecion dhe janë të dhëna të klasifikuara”, tha Osmani.

Ai theksoi se informacionet se Fërçkoski është kandidat për pozicionin e ambasadorit u prezantuan në media, duke shtuar se një kandidaturë e caktuar për emërim të një ambasadori nuk duhet të merret si lajm zyrtar pa konfirmim nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lidhur me Planin e Veprimit me Bullgarinë, Osmani deklaroi se faza e dytë e bisedimeve do të trajtohet me një qasje më racionale, sepse në fazën e parë bisedimet ishin shumë emocionuese, gjë që, sipas tij, nuk është një qasje e mirë.

“Plani i veprimit i referohet bashkëpunimit sektorial. Kjo do të thotë bashkëpunim ndërmjet ministrive, bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit, infrastrukturë. Pse kjo qasje? Sepse në këtë pjesë nuk kemi dallime. Edhe ne duam që Korridori 8 të jetë gati së shpejti, dhe ata duan. Edhe ata duan të punojnë me shëndetësinë, edhe ne duam. Ky bashkëpunim sektorial ka qenë viktimë e disa çështjeve, siç janë ato historike. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm që në Qeveri të fillojmë me disa çështje për të cilat nuk kemi dallime dhe plus kjo do të krijojë besim, dhe pastaj në një besim të ndërtuar do të zgjidhim shumë më lehtë çështje të tjera që kanë shumë emocione”, tha Osmani.

Sipas tij, çështjet nuk duhet të zgjidhen me emocione dhe qasja duhet të ndryshohet, sepse vetëm duke e ndryshuar perspektivën e qasjes ato bëhen më të lehta për t’u zgjidhur.

Ai theksoi se zgjidhje e mospajtimeve është Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë me Bullgarinë.

“Nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë, do të duhet të jetojmë së bashku, do të kemi mosmarrëveshje, por nuk duhet të kemi dallime për çështjen e së ardhmes. Dhe kjo është BE, NATO”, shtoi Osmani.

Të fundit