29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Bëhen përpjekje për kthimin e qytetarëve tanë nga jashtë vendit

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se autoritetet po bëjnë përpjekje për të rregulluar fluturime çarter për kthimin e qytetarëve tanë në vend nga jashtë.

“Qeveria ka ngritur një grup pune nga disa institucione që do të merren vetëm me këtë çështje. Sipas informacioneve të raportuara sot në Shtabin koordinues kryesor të krizave, tashmë po bëhen përpjekje për të rregulluar fluturime çarter për kthimin e qytetarëve tanë në vend. Mendoj se nesër do të kthehen nga Zagrebi dhe Malta. Ka lista të sakta sipas të cilave duhet të paraqiten njerëzit. Listat janë bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, iu përgjigj Osmani pyetjes pse ende nuk ka informacion të sakta se si do të sillen shtetasit tanë nga zonat më kritike.

Rreth asaj se edhe përkundër rekomandimeve tek ne zbatohen testime masive, zëvendëskryeministri theksoi se vendimet merren në bazë të mendimeve të ekspertëve që janë pjesë e Komisionit për sëmundje Infektive.

“Vendimet që i marrim ne në Shtabin koordinues kryesor të krizave janë kryesisht vendime të marra nga ekspertë të cilët janë pjesë e Komisionit për sëmundje infektive. E dini që ekzistojnë dy lloje të testeve, një test që vërteton drejtpërdrejt virusin, përmes aplifikimit të materialit gjenetik të virusit, dhe ne e bëjmë këtë në Institutin tonë të Shëndetit publik dhe ka teste që vërtetojnë antitrupat ndaj virusit, gjegjësisht, përgjigjen e organizmit ndaj virusi. Kuptohet specificiteti dhe ndjeshmëria e testeve tona, metodat direkte pi-si-ar, janë shumë më të mëdha se ato serologjike. Megjithatë, nëse Komisioni për sëmundje infektive rekomandon edhe zbatim të testeve serologjike, atëherë kuptohet se ne do ta pranojmë atë vendim. Por duhet këtë ta paraqesë si propozim Komisioni për sëmundje infektive”, përfundoi Osmani. mb/

Të fundit