29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Bullgaria nuk planifikon ta bllokojë procesin, dha mbështetje për fillimin e negociatave

Bullgaria ka qenë njëra ndër ato që votuan për fillimin e negociatave me BE-në. Nëse dëshironte ta pengojë këtë proces mundej ta bllokojë në mars sepse pa pëlqimin e Bullgarisë ne nuk do të mund të merrnim datë për fillimin e negociatave. Fakt që jep mbështetje, por në procesverbal lë një shënim, vetëm tregon se ka një çështje e cila duhet të zgjidhet, megjithatë Bullgaria nuk planifikon ta bllokojë procesin sepse mundej ta bllokojë në vendimin. Me një “jo” në Samitin n mars Bullgari mundej ta parandalojë vendimin për fillimin e negociatave. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në pyetjen e gazetarëve nëse ndoshta do të përballemi edhe me një veto, këtë herë nga Sofja.

“Një pjesë e vërejtjes së Bullgarisë në Samitin në mars ishte një akt i njëanshëm që u imponua në procesverbal si mendim të një vendi anëtar, por jo edhe në Konkluzionet të cilat e prezantojnë mendimin e të gjitha vendeve anëtare. Por, thjesht, në procesverbal ishte bërë vërejtje se një vend anëtar ka reaguar lidhur me këtë çështje dhe i ka bërë këto vërejtje. Që do të thotë se në Konkluzionet e Samitit në mars nuk është qëndrim i të gjithë BE-së lidhur me këtë çështje. Megjithatë, kuptohet se ne e kemi nënshkruar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë në Bullgari dhe ne kemi për obligim ta plotësojmë atë marrëveshje duke i përfshirë edhe rezultatet pozitive të komisioneve që debatojnë për tema historike”, tha osmani.

Sipas tij, në përgjithësi një ndër parakushtet për anëtarësim në BE janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbyllja e çështjeve të hapura me fqinjët dhe konsideron se nuk ka asgjë të re në këtë kontekst.

“Konsideroj se në periudhën e kaluar duhet seriozisht të ulemi me palën bullgare, të bisedohet për të gjitha çështjet dhe të tentojnë ta tejkalojmë këtë zgjidhje në suaza të qëndrimeve të cilat i kemi. Kemi nënshkruar Marrëveshjen për marrëdhënie të mirë fqinjësore me Bullgarinë, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Prespës me Greqinë edh atje ka punë të cilat duhet të implementohen. Kuptohet, ekzistojnë mekanizma dhe trupa të cilat janë formuar mbi bazë të atyre marrëveshjeve dhe atje do të bisedohet edhe do të tentojmë të gjejmë zgjidhje”. theksoi zëvendëskryeministri Osmani. ar/

Të fundit