Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani këtë të hënë ka bërë një prononcim për mediat ku ka theksuar se diplomatët në Ambasadën e Ukrainës mbeten në vend, ndërsa familjet e tyre kthehen në vend.
Në deklaratën e tij, Osmani është shprehur se 12 persona kanë informuar Ambasadën se janë kthyer në Maqedoni, ndërsa në Ukrainë qëndrojnë 30 vëzhgues për Misionin monitorues të OSBE-së, për të cilët do të merret vendim sot.
“Pyetja mbetet për 30 vëzhgues tanë për misionin monitorues të OSBE-së. Disa vende i kanë tërhequr, si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Danimarka. Qëndrimi ynë është më specifik sepse jemi pjesë e treshes, pjesë e kryesimit të OSBE-së dhe jemi të kujdesshëm se çfarë mesazhesh do të japim në misionin monitorues të OSBE-së. Jemi në kontakt me misionin monitorues”, ka thënë ai.