25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Inkurajoj besimtarët që të mos shkojnë në xhami

Zëvendëskryeministri dhe koordinatori kryesor i shtabeve të krizës për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, në prag të hapjes së paralajmëruar të xhamive prej nesër, inkurajon besimtarët që të mos shkojnë në xhami deri sa të jetë stabilizuar gjendja me virusin Kovid-19.

“Ne nuk kemi asnjë mënyrë për të mbyllur xhamitë. Nuk ka mundësi kushtetuese dhe ligjore që shteti të mbyllë objektet. Kjo është çështje bashkëpunimi, marrëveshje midis institucioneve. Unë do t’i inkurajoj njerëzit të mos shkojnë, sepse derisa të jemi të sigurtë se situata është përmirësuar aq shumë sa të mund të hyjnë në atë fazë të dytë”, tha Osmani, i cili ishte mysafir në emisionin “Studio e hapur” në TV24.

Ai theksoi se vendimi për hapjen e tempujve fetarë duhej të merrej në mënyrë të koordinuar, jo individualisht.

Ata nuk janë koordinuar, shpjegoi ai, as për ngjarjen me liturgjinë në Strugë, dhe as për hapjen e xhamive.

“Unë u njoftova nga ana e BFI-së pasi ata sollën vendimin. Mora mesazhin pas mesnatës se ishte marrë vendim për hapjen e xhamive. Gjatë ditës tjetër kam zhvilluar bisedë të plotë me reisin e BFI-së dhe kur pashë që nuk ka asnjë mënyrë për ta lëvizur atë vendim, atëherë vlerësova se gjëja më e rëndësishme tani është të bashkëpunojmë, sepse më e keqja është nëse zemërohemi e fillojmë t’i themi diçka njëri-tjetrit dhe secili ta bëjë të vetën. Vendimi është marrë dhe tani le të shohim se çfarë mund të shpëtojmë. Sipas tyre, vendimi nuk mund të ndryshohet, përveç se unë do ta citoj reisin që tha: Nëse gjendja përkeqësohet, mund eventualisht të ulen”, tha Osmani.

Ai urdhëroi që të mos veprohet me rivalitet, sepse, theksoi ai, të gjithë do të humbasin nga kjo.

“Ky ishte qëllimi im për vizitën në Strugë dhe qëllimisht e ftova në takim atin Vasil që është përgjegjës për Strugën dhe myftiun nga Struga, sepse ajo që më tremb më shumë është nëse fillon një rivalitet i tillë në mes komuniteteve, por edhe rivalitet i caktuar që e shoh atë në mesin e atyre që duan të shkojnë në objekte fetare dhe ata që nuk duan. Me këtë, të gjithë do të humbasin, dhe po ashtu edhe besimtarët. Para së gjithash, ne nuk duhet të lejojmë polarizim të tillë, dhe këtu mendoj se kemi arritur mirëkuptim mes të gjithëve që kjo nuk duhet të ndodhë, dhe kjo është arsyeja pse kur unë pashë reagim të vogël asimetrik ndaj bashkësive fetare në drejtim të sulmeve, sepse kishte mangësi kudo. Kishte lëshime në mes punonjësve të kujdesit shëndetësor në vende të caktuara, si në biznese, ashtu edhe në bashkësi fetare”, tha Osmani.

Ai personalisht konsideron se në periudhën e ardhshme do të ketë numër të shtuar të të infektuarve dhe për këtë arsye bën thirrje për kujdes.

Osmani, nesër pret që në seancë qeveritare të merret vendim për lehtësimin e masave, por për disa segmente që janë më pak të rrezikshme. bs/bsh/

Të fundit