19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Mbështetja dhe monitorimi nga OSBE-ja, garanci për cilësinë e procesit zgjedhor

Delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane, kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti sot takim pune me përfaqësues e Misionit të OSBE-së në vend, kryesuar nga ambasadori, Klemens Koja.

“Mbështetja për vendin nga ana e Misionit të OSBE-së ka rol posaçërisht të rëndësishëm kur flitet për zgjedhje, duke paraqitur autoritet të rëndësishëm me shkallë të lartët besimi në veprimtarinë shumëvjeçare”, theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për procesin e euro- integrimeve të vendit.

“Askush nga ne nuk ka dyshim se mbajtja e zgjedhjeve fer, demokratike dhe kompetitive, krahas rëndësisë së përgjithshme të zhvillimit demokratik të vendit, është edhe parametër kryesor në të cilën vendet- anëtare të BE-së do ta vlerësojnë pjekurinë e vendit para vendimit të tyre për fillimin e negociatave për aderim në samitet pranverore”, shtoi ai.

Në drejtim të njëjtë, Osmani para të pranishëmve të OSBE-së dhe Ambasadorit Koja referoi, për vizitat e realizuara në institucionet shtetëror kompetente për zbatimin e zgjedhjeve.

“Realizova takime produktive në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Komisionin për Antikorrupsion, Agjencinë për Media dhe Entin Shtetëror për Revizion; pa përjashtim çdo kund hasa në atmosferë pozitive dhe optimiste, nivel të lartë gatishmërie profesionale, dhe mora bindjen nga kryesuesit e këtyre institucioneve se në përgjithësi janë të gatshëm të ju përgjigjen kompetencave ligjore gjatë zbatimit të zgjedhjeve”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit gjatë takimit diskutuan edhe për mënyrat dhe aktivitetet të cilët do ti merrnin për përmirësimin e organizimit të zgjedhjeve, në drejtim të zbatimit në përgjithësi të shënimeve dhe rekomandimeve në Raportet e rregullta të OSBE/ODIHR.

Takimi i sotëm është pjesë e sërë vizitave institucionale në institucione dhe organizata që janë përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e zgjedhjeve, në drejtim të realizimit të obligimit për zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit. fab/

Të fundit