23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

OSMANI: Mështetja e rritur bilaterale nga ana e Norvegjisë paraqet impuls të rëndësishëm edhe për progresin e integrimeve Evropiane

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, Jorn Jelshtad.
Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit uroi ambasadorin Jelshtad për mandatin si ambasador dhe i dëshiroi realizim të suksesshëm në qëllimet e vendosura, duke theksuar se Mbretëria e Norvegjisë gjithmonë është vend mik dhe mbështetës i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në realizimin e prioriteteve tona dhe qëllimeve strategjike reformuese lidhur me integrimin e vendit në BE.
“Mbretëria e Norvegjisë njohu momentin kryesor kur vendit tonë i duhej mbështetje e fuqishme në procesin euro- integrues dhe për këtë arsye vendosi ta ris mbështetjen për vendin tonë”, theksoi Osmani duke nënvizuar se përmes mjeteve të pakthyeshme nga rreth 3 – 5 milion euro në nivel vjetor të cilat Mbretëria e Norvegjisë i ndan për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në shumë të madhe mbulohen nevojat që dalin nga agjenda e BE-së, siç janë, përgatitjet për fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, përmirësimi i platformës me zgjidhje softuerike për harmonizimin e legjislacionit tonë me legjislacionin e BE-së etj.
Ambasadori Jelshtad theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi përgatitje të shkëlqyer dhe pjekuri politike në hapat e marra dhe reformat e deritanishme të realizuara në drejtim të aderimit drejt BE-së dhe NATO-s, dhe se pret që në afat të shkurtër protokolli i NATO-s të ratifikohet nga ana e Spanjës me çka do të rrumbullakohet gjithë procesi për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Mes tjerash Osmani potencoi se përveç anëtarësimit të plotë në NATO gjithashtu e rëndësisë në veçantë për vendin tonë është edhe hapja e procesit të negociatave me BE-në. Vendi pret rezultat nga Samitet e ardhshme të KE-së në mars, maj dhe prill, ku çdo mbështetje në këtë drejtim nga ana e Mbretërisë së Norvegjisë do të jetë e mirëseardhur – theksoi Osmani.
Dy bashkëbiseduesit konstatuan se të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral në fusha të ndryshme dhe me një tempo të fuqishme do të vazhdojnë edhe më tej ti thellojnë marrëdhëniet e mira përmes projekteve të interesit të përbashkët në sfera të ndryshme./TV KOHA/

Të fundit