19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Në Kosovë kurrë më nuk do të ketë policë e ushtarë të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë, dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste.

Andaj, siç është shprehur Osmani, kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

“Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit”, tha ajo.

Gjithashtu, sipas presidentes, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

“Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”, tha Osmani, e cila ka bërë me dije se në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë.

“Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”, tha e para e vendit Vjosa Osmani. oranews

Të fundit