23/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani nga Roma drejt në Bruksel në Takimin ministror të NATO-s

Pas takimit ministror për Ballkanin Perëndimor, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vazhdon në takimin ministror të NATO-s, i cili do të mbahet më 4 dhe 5 prill në Bruksel.

Nga MPJ-ja informuan se në fokus të bisedimeve do të jetë mbështetja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, gjë e cila konfirmohet nga pranimi i Finlandës si vendi i 31-të anëtar i Aleancës.

“Njëherit do të bëhet fjalë edhe për sfidat aktuale të sigurisë, mbështetjen për Ukrainën, si dhe pasojat e agresionit ushtarak rus. Në takim do të trasohet rruga për përgatitjet e radhës për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius, si dhe do të diskutohen mënyrat për avancimin e bashkëpunimit me partnerët, me qëllim që vendet anëtare të NATO-s të përballen bashkërisht me kërcënimet dhe sfidat aktuale”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Të fundit