Osmani: Partitë shqiptare ta mbështesin BDI-në, përndryshe humbet pesha e faktorit shqiptar - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Osmani: Partitë shqiptare ta mbështesin BDI-në, përndryshe humbet pesha e faktorit shqiptar

Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së, deklaroi se partia që ai përfaqëson është e vetmja parti e cila mund t’i sigurojë 61 nënshkrime për të formuar qeverinë.

Kur u pyet mbi marrëveshjen e vështirë me Zoran Zaevin, Osmani tha për “A2news”: “Kushtetuta thotë se partia që siguron 61 firma deputetësh merr mandatin nga kreu i shtetit për të formuar qeverinë. Mendoj që kapacitet për të siguruar 61 firma ka vetëm BDI-ja, ndaj ne i lëmë të hapura të gjitha opsionet për të biseduar me të gjitha partitë politike, ato që do të pranojnë ofertën tonë, që është kryeministri shqiptar, ruajtja e Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe me Bullgarinë. Këto zgjedhje nuk kanë dhënë fitues te maqedonasit, pasi numrat mes tyre janë të përafërt”, transmeton “Zeri.info”.

“Kryetari Ahmeti u ka bërë thirrje krerëve të partive shqiptare për bashkërendim forcash dhe i ka ftuar për bashkëpunim. Ka një parim mes nesh, që partia fituese mes shqiptarëve duhet të mbështetet nga partitë e tjera shqiptare gjatë negociatave me partitë maqedonase. Nëse nisin pazaret anësore humb pasha e faktorit shqiptar. Unë besoj se partitë shqiptare janë të pjekura mjaftueshëm për të pranuar rezultatin dhe për t’i dhënë Ali Ahmetit legjitimitetin që të flasë edhe në emër të tyre kur të komunikojë me partitë politike maqedonase. BDI-ja punon jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha komunitetet”, shtoi Osmani.

Sipas Osmanit, “partitë maqedonase e kanë kuptuar që ka ardhur koha për një kryeministër shqiptar”.

“Qeveria e ardhshme do të jetë për negociata me BE-në. Në kushte të tilla është e rëndësishme që të ketë një kryeministër i cili nuk është pjesë e polit LSDM dhe VMRO, që për 30 vjet kanë ndarë pushtetin. Është koha për një kryeministër apartiak, si Naser Zyberi, që do të krijojë kushte për një qeveri inkluzive të dedikuar për negociatat që na presin”, tha Osmani. /Zëri

Related posts

Të shkyçurit nga “ngrohja qendrore”, me kërkesë deri te KRRE-ja

Televizioni Koha

Qeveria: Gjykata kushtetuese ta hedhë poshtë si të pabazë nismën për vlerësim të kushtetutshmërisë së Dekretit për çështje lidhur me procesin zgjedhor

Televizioni Koha

MSH Maqedoni: Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve në spitale, ka vende të lira

Televizioni Koha

Leave a Comment