28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Për herë të parë si vend ndjehemi se jemi çështje e brendshme e BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në kazermën “Goce Delçev”, në rolin e koordinuesit kombëtar për shpërndarje të ndihmës së huaj në vend dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferoski, në prani të ambasadorit të Austrisë në vend, Georg Vucas, e pranuan donacionin, i cili përmes mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, Republika e Austrisë e siguroi për vendin tonë si mbështetje në luftën kundër Kovid-19.

Osmani shprehi mirënjohje deri tek ambasadori Vucas, për përgjigjen e tyre ndaj kërkesës së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, që është dëshmi edhe për dëshmi edhe për mbështetjen që Austria në kontinentet ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me gjerë, por edhe dëshmi për mbështetjen e cila, si fqinj i afërt, në vazhdimësi e siguron për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk është hera e parë që vendi po shfrytëzon mekanizmin civil të BE-së për mbështetje në kohë krize, kështu ishte edhe para vitesh kur vendi u ballafaqua me vërshimet, që tregon funksionalitetin e Mekanizmit civil si platformë për bashkëpunim të afërt mes vendeve të Evropës”, theksoi Osmani me ç’rast potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, krahas Mekanizmit Evropian për mbrojtje civile, është në mënyrë të drejtpërdrejtë e përfshirë edhe në politika të tjera të përbashkëta të BE-së për ballafaqim me sfidën e pandemisë, siç janë prokurimi i përbashkët publik i mjeteve dhe materialeve medicinale, shkëmbimi i informacioneve dhe njohurive të marra për ballafaqim me virusin korona, përjashtim të vendit nga kufizimet eksportuese të materialeve medicinale dhe pajisjeve për mbrojtje, e ndërkaq është e përfshirë edhe në Fondin solidar evropian, për ballafaqim me pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë.

“Kjo është me rëndësi të veçantë sepse krahas mbrojtjes nga virusi korona dhe ballafaqimit me pandeminë, tregon edhe integrimin e vendit në institucionet, politikat dhe në përgjithësi rrjedhat evropiane”, shtoi Osmani, njëherit duke potencuar se suksesi ynë në ballafaqimin me Kovid-19 është edhe falë integrimit dhe mbështetjes që e kemi nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare mbështetje e cila do të zgjerohet edhe me menaxhimin e pasojave ekonomike – sociale të cilat i presim të përgatitur në mënyrë përkatëse. bsh/

 

Të fundit