20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani përkujton Masakrën e Dubravës: Ka vetëm një rrugë që të mos përsëritet historia, që autorët të dënohen

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi sot 21-vjetorin e Masakrës së Dubravës, ndërsa tha se afër një mijë të burgosur të rreshtuar në oborrin e burgut, u qëlluan mizorisht nga ana e forcave serbe të sigurisë.

Osmani theksoi se në maj të vitit 1999 kishte ndodhur krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun e Dubravës.

“Ndërmjet datave 18 e 24 maj, në burgun e sigurisë së lartë janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë. Të burgosurit u vranë dhe u ekzekutuan pa ndonjë urdhër gjyqësor dhe kjo më së miri shpërfaqë veprimin gjenocidal të shtetit serb jo vetëm ndaj të burgosurve, por edhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush”, thekson Osmani.

Sipas saj, një kallëzim penal i dorëzuar më në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për ish- Jugosllavi nuk është trajtuar asnjëherë, siç nuk është trajtuar as një kallëzimi penal i të burgosurve të shpëtuar i dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Pejë, 12 vjet më parë.

“Ka vetëm një rrugë që të mos përsëritet historia. Që autorët të dënohen!”. /Telegrafi/​

Të fundit