Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Osmani: Si shqiptar i parë në MPJ do ta përfaqësoj RMV-në denjësisht nëpër botë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Osmani: Si shqiptar i parë në MPJ do ta përfaqësoj RMV-në denjësisht nëpër botë

Tashmë Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shkruar në lidhje me votimin e tij si ministër i Punëve të Jashtme, duke thënë se është nder dhe përgjegjësi që të jetë i pari i MPJ-së, si shqiptar i parë udhëheqës i këtij dikasteri.

“Sot shënojmë edhe një pjesë të historisë sonë të re! Nga ky moment, me këtë betim, unë marr detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shqiptari i parë që vjen në këtë pozitë. Sigurisht që është një sukses i madh me të cilin thyejmë stereotipet e ngurtësuara, por gjithashtu një përgjegjësi shtesë për mua që të justifikoj këtë besim, duke punuar sinqerisht dhe me përkushtim ndaj interesave tona të përbashkëta: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thellimi i marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s, kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përfaqësimi dinjitoz i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë. Na qoftë me fat!” ka thënë Osmani.

I njejti më herët në ekzekutiv ka qenë ministër i shëndetësisë, zv.kryeministër dhe ministër i integrimeve.

Related posts

Filloi “gara” për formimin e Qeverisë

Televizioni Koha

Gjoba për 1.143 persona të cilët nuk kanë mbajtur maska, në izolim 905 persona, ndërsa 120 në vetizolim

Televizioni Koha

Kina prodhon mbi 110 milionë maska mbrojtëse për një ditë për shkak të koronavirusit

Televizioni Koha

Leave a Comment