23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Tabela dygjuhësore ka në institucionet që shërbejnë komuna, në të cilat gjuha shqipe është zyrtare

Ligji për gjuhë definon qartë se në njësitet rajonale të institucioneve qendrore, që mbulojnë të paktën një komunë në të cilën gjuha shqipe është zyrtare, gjegjësisht janë mbi 20 për qind dhe në këtë institucion gjuha shqipe është zyrtare, u përgjigj sot në konferencën për shtyp zëvendëskryeministri Bujar Osmani i pyetur për deklaratën e Zoran Zaevit se në Strumicë do të hiqet tabela dygjuhësore.

Osmani i udhëzoi të gjithë ata që kanë dilema se ku duhet të jetë tabela dygjuhësore të drejtohen në njërën nga institucionet, gjegjësisht Agjencinë për gjuhë dhe Inspektorat.

“Nuk ka nevojë që politikanët të komentojnë nëse dhe ku të qëndrojnë tabelat dygjuhësore. Kjo do të thotë se institucionet qendrore në Prilep, të cilat i mbulojnë komunat Dollnen, institucionet në Veles, të cilat i mbulojnë komunën Çashkë ose Fondi për sigurim shëndetësor në Veles, i cili e mbulon komunën Likovë janë dygjuhësore”, sqaroi Osmani.

Zaev sot në konferencën për shtyp të partisë tha se ka qenë i informuar se në Prokurorinë publike në Strumicë qëndron tabela dygjuhësore dhe se pret menjëherë ta mënjanojnë, për shkak se në Strumicë nuk ka pasur më shumë se 20 për qind qytetarë të kombësisë shqiptare. Kryetari i LSDM-së, informoi se në Koçan tashmë është hequr tabela dygjuhësore, si dhe në disa vende tjera. Sipas tij, ligji duhet të zbatohet përmes prizmës së nevojës praktike, e jo për goditje të një komuniteti ndaj një tjetri. MIA.mb/

Të fundit