19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani takohet me Emisaren Speciale për Ballkanin Perëndimor Hrebiçkova

Zv/kryeministri, Bujar Osmani sonte ka pritur në takim Emisaren Speciale e Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor Janina Hrebiçkova. Osmani dhe të diskutojnë për Samitet e ardhshme të BE-së, si dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut t në prag të Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor në maj, transmeton TS.

“Mirëserdhe Janina Hrebiçkova, Emisare Speciale e Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor. Vizita e parë në Maqedoninë e Veriut, ku do të diskutojmë për Samitet e ardhshme të BE-së, si dhe për perspektivën evropiane të vendit në prag të Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor në maj” ka shkruar Osmani përcjell TS.

Ndryshe zv.kryeministri Osmani nesër do të ketë takime me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-s Matthew Palmer si dhe me figura tjera të larta në Bruksel.

“Nesër takime të nivelit më të lartë në Bruksel. Për të vulosur një ndër sukseset më të mëdha tonat!” ka shkruar Osmani para nisjes në Bruksel.

Ndryshe para shpërbërjes Kuvendi me 80 vota pro miratoi ligjet e fundit kyçe për perspektiven euroatlantike të vendit.

Ligji për PP – me të cilin plotësisht shtrohet rruga për fillimin e negociatave me BE si dhe Ligjin për mbrojtje – me të cilin betonohet anëtarësimi në NATO.

Të fundit