24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Vetëdija personale është masa dhe mbrojtja më e madhe, secili të jetë polic dhe mjek për vete

Mobilizimi i shtabeve lokale të krizës për komunikim të drejtpërdrejtë dhe bindjen e tyre që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19, në vend të masave restriktive kolektive. Ky është drejtimi i cili do të praktikohet më shpesh për uljen e përhapjes së Kovid-19, theksoi nga Tearca e Tetovës, koordinatori kryesor i shtabeve të krizës së komunave dhe zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

“Për këtë jemi këtu që të jepen porositë personale – askush nuk do të kontrollojë sjelljen e njerëzve përveç nëse secili prej nesh bëhet polic për vete, mjek për vete dhe familjen e tij, ndërsa masat mbrojtëse janë të lehta, nuk ka masa më të lehta se mbajtja e maskës dhe pastrimi i duarve. Ky është shpëtim për të gjitha masat tjera restriktive, qoftë ajo orë policore ose karantinë ose masa të tjera më të rënda. Liderët lokalë edhe po të fillojnë të flasin me njerëzit për rrezikun nga virusi, t’i hedhin poshtë teoritë konspirative për mosekzistim të virusit dhe të punojnë me njerëzit që të durojnë edhe pak”, tha Osmani.

Autoritetet lokale janë ato të cilat tani do të kenë rëndësi dhe rol më të madh”, vlerëson Osmani, duke e përmendur kryetarin e Tearcës, Isen Asani, i cili kishte pasur rast vdekje, por nuk kishte lejuar grupimin për t’i shprehur ngushëllime.

“Nëse ai këtë e ka bërë kur i kishte ndërruar jetë motra, jep shembull personal se si të sillen edhe të tjerët. Shtabet lokale do t’i përkujtojnë njerëzit që të mos grumbullohen në shtëpi dhe vetë të kontribuojnë për uljen e përhapjes së infeksionit”, tha Osmani.

“Para një muaji ndërroi jetë motra ime. Duke i ditur traditat, që të vijnë në shtëpi për ngushëllime, nuk e lejova këtë për shkak të gjendjes. Për të mirën e familjes dhe të personave të tjerë, duhet secili të veprojë ashtu, sepse na u rritën numrat e të infektuarve me Kovid-19 në fshatrat e komunës sonë”, tha Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.

Komuna e Tearcës deri më tani ka një të vdekur dhe nëntë të shëruar nga Kovid-19. fc/

Të fundit