25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pacientët me fibrozë cistike do të protestojnë më 3 maj, nëse nuk marrin përgjigje se deri ku po shkon puna me furnizimin e “trikaftës”

Pacientët me fibrozë cistike do të protestojnë më 3 maj në orën 12:00 para Ministrisë së Financave, nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet kompetente, se deri ku po shkon puna me furnizimin e “trikaftës”, për të gjithë ata që kanë nevojë dhe me ndryshimet ligjore për furnizim më të shpejtë të ilaçit. Këtë sot e paralajmëroi në një deklaratë për mediat, kryetari i Asociacionit për fibrozë cistike, Fiki Gaspar.

Sepse, siç sqaroi ai, një javë para festave të Pashkëve, kanë lëshuar shkresë te të gjitha institucionet, për t’u dhënë përgjigje, se deri ku është puna rreth rastit me furnizimin e ilaçit “trikafta”.

“Ende nuk kemi përgjigje, edhe pse, jozyrtarisht, përmes disa njerëzve dëgjojmë se puna po lëviz dhe se ka nisma dhe se punojnë në këtë problematikë. Por, problemi është që ne ende nuk kemi marrë përgjigje”, informoi Gaspar.

Ai theksoi se, nëse nuk ka udhëzime të qarta se ç’farë po ndodh, atëherë mbetet puna të shkojmë në protestë të mërkurën më 3 maj në orën 12:00, para Ministrisë së Financave.

“Pse para Ministrisë së Financave? Sepse besojmë se nëse sigurohet buxheti, punët do të shkojnë shumë më shpejtë”, kumtoi Gaspar.

Jozyrtarisht, siç shtoi Gaspar, gjoja dje në Qeveri ka kaluar, edhe 18 pacientë ta marrin ilaçin.

“Është për t’u përshëndetur, por apelojmë që ta kërkojmë për të gjithë pacientët. Në mënyrë që të mos ketë pasiguri dhe frikë tek pacientët. Nëse është e vërtetë, do të ketë frikë nëse janë në atë numër kur bëhet fjalë për ta. Nesër mendoj se do të ketë një takim në Ministrinë e Shëndetësisë, ende presim që të ftohet përfaqësuesi ynë”, nënvizoi Gaspar.

Ai tha se mendon që ilaçi është i përshtatshëm për 80 pacientë.

Për momentin “trikafta” marrin 12 pacientë”.zhurnal.

Të fundit