25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pacienti në SPQ “8 Shtatori” i cili u hoq nga respiratori, është në gjendje të mirë shëndetësore

Pacienti tridhjetë e shtatë vjeçar me Kovid-19, i cili dje u hoq nga aparati respirator në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, është në gjendje të mirë shëndetësore, deklaroi për MIA-n drejtori i spitalit, Hristijan Kostov.

Nga fillimi i epidemisë, deri më tani, ky është pacienti i parë në vend, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore 12 ditë ka qenë në respirator, ndërsa tani më nuk ka nevojë për asistencë të tillë.

“Pacienti merr frymë vetë, flet, është i vetëdijshëm. Me siguri kështu do të vazhdojë. Nëse ai është në gjendje të mirë, ai do të transferohet nga Njësia e Kujdesit Intensiv në 24 orët e tjera. Pacienti merr terapi me ozon për disa ditë, ka protokoll mjekimi dhe i jepen antibiotikë dhe ilaçe anti-inflamatore”, tha dr. Kostov.

Theksoi se ka edhe tre pacientë me Kovid-19, të cilët janë në aparate respiratore dhe të cilëve u jepet terapi me ozon. Tani për tani, shoti dr. Kostov, ata nuk japin shenja se mund të hiqen nga respiratori. ls/ shk/

Të fundit