28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Padi penale për “terrorizëm” kundër një 63-vjeçari nga Tetova: Ka bërë denoncim të rrejshëm për bomba në Dellçevë

Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit pranë Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz ka paraqitur dje padi penale kundër S.Gj. (63) nga Tetova për veprën penale “terrorizëm. Ai para 10 ditësh nga celulari i tij ka telefonuar në stacionin policor në Dellçevë, duke u prezantuar rrejshëm dhe ka raportuar se se në më shumë lokacione në qytet ka të vendosura bomba, transmeton Portalb.mk.

“Zyrtarët policor kanë inspektuar objektet e treguara dhe nuk kanë gjetur sende të dyshimta. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më 22 të këtij muaji, S.Gj. i është hequr liria dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare në stacionin policor të Tetovës, pas së cilës i janë konfiskuar telefoni dhe dy SIM kartelat”, njoftoi MPB.

Raporti i parë i rremë për bombë të vendosur ka ndodhur më 26 tetor, çka rezultoi në boshatisjen e pesë shkollave të mesme të Shkupit. Që atëherë, raportet janë dërguar rregullisht, ndërsa raportime përveç shkollave janë dërguar edhe në adresat elektronike në aeroportin e Shkupit, ndërtesat e banimit dhe qendrat tregtare. Shumica e raporteve dërgohen në Shkup.

Të fundit