25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paga minimale 18 mijë denarë, sot para deputetëve

Rritja e pagës minimale në 18.000 denarë (18 mijë denarë) sot do të gjendet para deputetëve të Maqedonisë së Veriut për miratim.

Pasi rritja mori dritë jeshile nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e së martës, ky propozim është dorëzuar dje në Kuvend me çka kryeparlamentari e ka vendosur në rend dite të seancës së parë të caktuar për sot, shkruan TV21.

Seanca e 62-të me radhë është caktuar për në ora 11:00 dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagën minimale në Maqedoninë e Veriut, me procedurë të shkurtës, është pika e fundit e rendit të ditës.

Opozita ka paralajmëruar amendamente, pasi siç thonë, ky ndryshim duhet të jetë në harmonizim me pagat tjera në shtet, të cilat sipas tyre, me miratimin e këtyre ndryshimeve, nuk do të dallojnë nga pagat minimale./TV21

Të fundit