24/06/2022
20.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pahor: Kjo që po e bënë Bullgaria është e padrejtë, nevojitet një zgjidhje e përbashkët

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor e ka cilësuar si të padrejtë bllokimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, informon Zhurnal.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka njoftuar se ka patur bashkëbisedim me homologun maqedonas, Stevo Pendarovksi, të cilit i ka thënë se nuk pajtohet me veprimet e Bullgarisë dhe se shumë shpejtë çështja do të zgjidhet.

“Kisha bisedë me presidentin Pendarovski, mik i imi, i thash po të ishim ne bullgarë, ju nuk do të kishit problem me hyrjen në BE. Ai më tha, po të ishim ne sllovenë, tanimë njëzet vite do të ishim në BE. Por shakatë anash. Unë mendoj se në fund e mira gjithmonë fiton. Vështirë është për Maqedoninë e Veriut. Kjo për mua është e qartë dhe nuk është e drejtë kjo që po ndodhë. Në fund ju me një guxim të madh e zgjidhët problemin me Greqinë dhe tani ky problem me Bullgarinë nuk më pëlqen. Mendoj se kjo që po bënë Bullgaria nuk është e drejtë”, thotë Pahor.

Ai shprehet se dy palët duhet të gjejnë zgjidhje të përbashkët e cila do të kënaqë edhe Bullgarinë edhe Maqedoninë.

“Unë kam përvojë timen me bllokim dhe zhbllokim. Ne vendosëm, përshkak çështjes së kufirit, të vendosim bllokadë të negociatave me Kroacinë. Unë u përpoqa të kuptoj problemet e kroatëve, ndërsa kroatët tentuan ët kuptojnë problemet e sllovenëve dhe gjetëm një mes. Sllovenët insistuan në besimin te karoatët se do të respektojnë premtimin që e dhanë dhe unë e hoqa bllokadën. Mendoj se diçka të tillë edhe tani duhet të ndodhë. Në këtë rast, Bullgaria duhet t’i besojë MAqedonisë së Veriut, se disa gjëra do t’i zgjidhë në frymën e përbashkët, ta heqë bllokadën dhe Maqedonia e Veriut të mund të ecë përpara në rrugën evorpiane. Kuptohet më pas me dialog, të zgjidhen disa çështje ashtu siç duhet.

Sa i përket çështjeve si identiteti, gjuha dhe historia e përbashkët, për të janë gjëra të ndjeshme dhe nuk mund të zgjidhen thjeshtë me një bllokadë.

“Këto janë çështje emotive dhe të ndjeshme edhe për njërën edhe për tjetrën palë dhe për herë të parë gjendem në një sitatë të tillë, kur shoh bardh e zi, nuk e mbështesë Bullgarinë në këtë situatë kur e bllokon RMV-në. Gjithnjë kam thënë, problemi qëndron te të dy palët por tani them jo, problemi qëndron vetëm te pala bullgare. Shpresoj se Brukseli do ti bëjë presion Sofjes të heqë dorë nga kjo bllokadë. Por, vështirë e kam që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kaq sa vite presin dritë të gjelbër nga BE-ja, por kjo e fundit nuk mund të mbajë premtiminqë e dha dhe e ulë autoritetin”, thotë Pahor./Zhurnal.mk

Të fundit