18/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paketa me ndihma humanitare për njerëzit viktima të dhunës në familje dhe prindërve beqarë

Vullnetarët e organizatës komunale të Kryqit të Kuq Tetovë sot kanë shpërndarë paketa të ndihmës humanitare të destinuara për njerëzit viktima të dhunës në familje dhe prindërit beqarë. Nga organizata paralajmërojnë gjithashtu fillimin e aksioneve të rregullta për dhurimin e gjakut në institucione.

“Aksioni është me donacion të zyrës së organizatës UN Women pranë Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave dhe qendrën komunale për punë sociale pranë Ministrisë së Punës dhe Punës Sociale. Janë shpërndarë 46 pako me produkte ushqimore dhe higjienike”, tha sekretari i organizatës komunale, Shkëlqim Murati.

Për herë të parë pas shpalljes së epidemisë së koronavirusit, vazhdojnë aksionet e dhurimit të gjakut që organizata komunale e Kryqit të Kuq Tetovë i bën së bashku me ekipet e ekspertëve nga Qendra për Mjekësinë e transfuzionit në Tetovë.

“Organizohet aksion për dhurimin e gjakut, me banorët e fshatit Bërvenica në ambientet e Komunës së Bërvenicës më datën 17 maj nga ora 10 deri në ora 15. Aksioni mbahet duke marrë parasysh që janë hequr masat për ndalimin e lëvizjes së personave dhe pas dezinfektimit të mëparshëm të ambienteve nga ekspertët ku do të organizohet aksioni”, theksojnë nga Kryqi i Kuq.

Në Qendrën për Mjekësi të transfuzionit në Tetovë, e vendosur në Spitalin Klinik në Tetovë, janë regjistruar 57 vullnetarë të cilët dhuruan gjak nga data 4 deri më 11 maj. mb/

Të fundit