25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Panairi i punësimit dhe karrierës në Kampusin Teknik të USHCM-së

Panairi për punësim dhe karrierë – Job Fair në organizim të Bordit të studentëve evropianë në teknologji – Shkup (BEST) nga sot deri të premten do të mbahet në Kampusin Teknik të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” (USHCM) në Shkup.

Në edicionin e 18-të të manifestimit do të prezantohen 90-të kompani te të cilat studentët mund të informohen për të gjitha mundësitë të cilat i ofrojnë, duke përfshirë pozita potenciale të punës dhe praktikës.

“Job Fair është një ngjarje përmes së cilës BEST lidh drejtpërdrejt studentët nga fakultetet teknike dhe kompanitë, duke krijuar kështu një bazë profesionale afatgjatë për bashkëpunim biznesi. Edicioni i sivjetshëm do të zhvillohet me prezencë fizike në sallat e Fakultetit Mekanik dhe Teknologjik – Metalurgjik, ku secila prej kompanive tona partnere do të mund të takojë studentët nga kampuset tona! Kjo ngjarje është një mundësi për arritje të mëdha në të ardhmen për karrierën e studentëve”, thonë nga BEST.

Prej tetëmbëdhjetë vitesh, siç theksojnë ata, Job Fair ka arritur qëllimin e tij për afrimin e ideve inovative të studentëve me kompanitë, duke u mundësuar edhe lidhjen me kompani nga sektori teknik dhe TI.

Të fundit