28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Panairi I vitit të ri në Shkollën Goce Dellçev

Në shkollën fillore Goce Dellçev në Tetovë sot është mbajtur panairi i Vitit të Ri. Në këtë aktivitet janë ekspozuar punime artizanale të nxënësve për Vitin e Ri, sende dekorative, sidhe ëmbëlsira tradicionale. Krahas kësaj, janë ndarë pakome dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ditë më parë, nxënësit e klasave të pesta nga shkolla Goce Dellçev realizuan punëtorinë e Integrimit ndëretnik në arsim “Dhuratë për shokun tim”. Në punëtori, secili nxënës bëri një dekorim për Vitin e Ri sipas idesë së tij dhe më pas në mënyrë të rastësishme duke tërhequr me numra, dekorimi I është dhuruar shokut.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte forcimi i miqësisë mes fëmijëve të kombësive të ndryshme, zhvillimi i kreativitetit dhe aftësive për të bërë objekte dekorative, si dhe nxitja e njëatmosfere para Vitit të Ri në shkollë.TV KOHA

Të fundit