23/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pandemia po i largon zviceranët nga qytetet në fshat

Qyteti më i madh i Zvicrës, Cyrihu ka pësuar një rënie prej gati 5400 njerëzish vitin e kaluar

A ka shtyrë pandemia më shumë njerëz për të lëvizur nga qytetet në fshat? Ajo që më parë dyshohej ose vetëm supozohej, tani është dokumentuar për herë të parë nga shifrat e Zyrës Federale të Statistikave, shkruan srf.ch.

Qyteti i Cyrihut është prekur më së shumti nga ky lloj “emigracioni”, transmeton albinfo.ch. Kështu, qyteti më i madh i Zvicrës ka pësuar një rënie prej gati 5400 njerëzish vitin e kaluar, shkruan “SonntagsZeitung”.

Rënie të konsideueshme ka pasur po ashtu edhe në Gjenevë, Lozanë, Bernë dhe Bazel.

Sipas një ekonomisti të pasurive të paluajtshme në bankën UBS, njerëzit nga qytetet migruan jo vetëm në aglomeracione (paralagje qytetesh) por edhe në rajone të cilat më parë ishin jashtë zonave klasike të përfshira nga trafiku publik i udhëtarëve, përcjell albinfo.ch.

Jo pak nga ta e kanë zhvendosur vendbanimin e tyre kryesor në zonat malore.

Të fundit