19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Panel diskutim “Zgjedhje të lira përballë propagandës së zezë”

Panel diskutim me temë “Zgjedhje të lira përballë propagandës së zezë” do të mbahet sot në organizim të CIVIL-it.

Pjesëmarrës në panel diskutimin, siç paralajmëruan organizatorët, do të jenë zëvendës ministrja e Punëve të Brendshme Sllavjanka Petrovska, koordinatori kombëtar për komunikime strategjike në Qeveri, Marjan Zabërçanec dhe Jasna Baçovska, profesoreshë universitare. Moderator i panel diskutimit do të jetë kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla.

“Si propaganda e zezë ndikon ndaj kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira? Çka duhet dhe çka mund të bëjnë Qeveria dhe institucionet relevante, e çka shoqëria civile në luftën kundër propagandës së zezë, lajmeve të rreme, dezinformatave dhe fjalës së urrejtjes? Çka është propaganda e zezë? Çka janë kërcënimet hibride ndaj demokracisë? Me cilat sfida ballafaqohet Maqedonia e Veriut? Cilat janë përvojat e vendit tonë me propagandën e zezë dhe kërcënimet hibride ndaj demokracisë? janë temat për të cilat do të diskutohet në këtë panel diskutim”, thuhet në kumtesë.

MEDIAL.mk

Të fundit