19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Panovski: Dozë të tretë duhet të pranojnë të rivaksinuarit në shkurt dhe mars

Mikorbiologu Nikolla Panovski thotë se vaksinat kundër coronavirusit shpëtojnë jetë dhe se duhet të jepen personave të cilët kanë nevojë.

“Personalisht jam në grupin që u vaksinuam në mars, nuk kam qenë i infektuar me coronavirus, por fuqishëm luftoj për të drejtat e personave që janë infektuar. Të infektuarve duhet t’u jepet vaksinë gjashtë muaj pas shërimit, në ndërkohë duhet të vaksinohen ata që nuk kanë mbrojtje, por edhe ata me dozë të tretë të cilët janë vaksinuar në shkurt dhe mars në mesin e të cilëve janë edhe punonjësit shëndetësorë”, thotë Panovski.

Ai thotë se imuniteti natyror është më i fuqishëm se ai artificial dhe se kjo shihet për çdo ditë.

“Ende nuk është bërë dëm, jepni personave që kanë qenë të infektuar afat prej gjashtë muajve që të vaksinohen. Deri kur do të heshtni kolegë, 45 ditë masë nuk ka askund në botë, nuk është e saktë se është rekomandim i OBSH-së”, thotë Panovski.

Të fundit