25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Panovski: Është një çudi, deri tani nuk ka të sëmurë nga mjekja në Klinikën e Dermatologjisë

Mjeku Nikolla Panovski në televizionin Telma tha se është një çudi e madhe që nuk ka të sëmurë nga coronavirusi nga tashmë drejtoresha e shkarkuar e Klinikës së Dermatologjisë.

“Është një çudi e madhe, duket se nuk kemi të sëmurë nga mjekja. Të presim edhe 4-5 ditë. Nga ato 200 personat, për çudi, askush nuk ka shfaqur simptoma”, tha Panovski.

Ai tha se ështv mirë që Maqedonia nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe se nuk ka vepruar si Serbia për shkak se vendi tashmë në mënyrë të pavarur po i merr vendimet.

Ndryshe, ish-drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë kishte qenë për skijim në Itali dhe pas kthimit në Maqedoni, ajo nuk kishte respektuar rekomandimet që të izolohet po për një javë kishte shkuar në punë, madje kishte kërcënuar punonjësit në rast të denoncimit se ka qenë në Itali./Telegrafi/

Të fundit