29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paraburgimi i Muhamed Zeqirit, Kovaçevski: Para ligjit të gjithë janë të njëjtë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Click Plus në TV21 komentoi paraburgimin ndaj ish sekretarit të Qeverisë Muhamet Zeqiri. Kovaçevski thotë se para ligjit të gjithë janë të njëjtë, pa marrë parasysh se çfarë funksioni kanë.

“Unë si kryetar i Qeverisë, sigurisht që nuk do të toleroj asnjë sjellje të paligjshme, por duhet të kemi parasysh edhe prezumimin e pafajësisë, që do të thotë se gjyqësori dhe prokurorët, të cilët janë të pavarur me ligj, duhet të jenë të pavarur dhe në përputhje me të gjitha ligjet në vendi, të bëjë punën e tyre dhe vendimet që do t’i marrin të bazohen në ligjet dhe procedurat që vlejnë në vend”, tha Kovaçevski.

Të fundit