06/10/2022
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paradite kryesisht mot me diell, pasdite pritet reshje të rrëmbyeshme të shiut

Moti në mëngjes do të jetë me diell dhe vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite pritet përkeqësim i motit me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale prej 28 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup gjatë mëngjesit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë rreth 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31 gradë.

Deri të dielën pasdite dhe në mbrëmje në shumë vende do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Të fundit