19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paradite shumë nxehtë, pasdite priten reshje lokale të shiut! Njihuni me parashikimin e motit

Mëngjesi me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Prej mesditës do të ketë zhvillim të vranësisë së paqëndrueshme me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa vende-vende do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me breshër. UV=8.

Temperatura maksimale do të jetë 38 gradë Celsius kurse minimalja 12 gradë Celsius. Në Shkup pritet mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej 20 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë 36 gradë Celsius.

Të fundit