28/09/2023
24 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paralajmërohen ndryshime në rregulloret ligjore për evidentimin amë

 Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nevojiten ndryshime në rregulloret ligjore për evidentimin amë. Ai, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për vendosjen e një rubrike për përkatësinë etnike në certifikatën e lindjes, tha se ka biseduar me deputetë dhe ekspertë dhe paralajmëroi reformë të rregullativës ligjore.

“Unë dje bisedova me deputetin Pavle Trajanov dhe me disa ekspertë nga sfera e drejtësisë. Ky udhëzim është miratuar në bazë të Ligjit për gjendjen civile. Po t’i shikosh, është ligj që ka hyrë në fuqi në vendin tonë që nga viti 1995 dhe po të shikosh nenet 3, 4, 11 dhe 13, saktë thuhet ajo që është vendosur në evidencën tonë amë. Ajo që kemi diskutuar me deputetët tanë, është se menjëherë t’i qasemi reformës së atij legjislacioni, pasi realisht bëhet fjalë për diçka të mbetur që nga viti 1995 dhe ta harmonizojmë me legjislacionin e BE-së dhe ta harmonizojmë me karakterin e kushtetutës sonë”, tha Kovaçevski.

Për ndryshimet në ligjin për personat e paevidentuar, ato, thekson ai, tashmë janë bërë në Kuvend dhe do të vendoset statusi i 600 personave.

Të fundit