29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Parandalohet një përpjekje për hyrje të dhunshme në kazermën “Goce Dellçev” një person është lënduar

Ushtari që ka qenë në roje, duke vepruar sipas procedurave të caktuara, herët në mëngjes në ora 2:53 ka parandaluar tentativë për hyrje të dhunshme në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” në Shkup, informoi Ministria e Mbrojtjes.

Ushtari disa herë verbalisht e ka paralajmëruar personin, por pasi që nuk është bindur, rojtari ka qëlluar dy herë në ajër.

“Personi edhe më tej nuk i ka dëgjuar paralajmërimet, me ç’rast me njërin plumb është qëlluar në thembrën e këmbës së djathtë. Konform procedurave i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente hetuese”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Policia ushtarake, MPB dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje. Të gjitha informacionet dhe dëshmitë relevante për ngjarjen janë dorëzuar tek organet kompetente, të cilët punojnë në zbardhjen e rastit. mb/

Të fundit