25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Parandalohet peshkimi i paligjshëm në Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Prespës

Në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 02:00, policia nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare Stenje, në ujërat e Liqenit të Prespës në fshatin Strbovë dhe në fshatin Nakolec, rreth 50 metra nga bregu i liqenit, gjetën rrjeta të kapjes së peshkve.

Veglat e peshkut dhe peshqit u ngritën nga ujërat e liqenit dhe u dërguan në vendkalimin kufitar Stenj dhe Stacionin e Policisë Kufitare për procedura të mëtejshme.

Në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 04:00, policia nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare Liqeni i Ohrit, në ujërat e Liqenit të Ohrit, rreth 200 metra nga bregu i liqenit, përballë hotelit “Metropol”, në rreth 20 metra larg bregut të liqenit, përballë AK “Scout” dhe rreth 10 metra larg bregut të liqenit, përballë plazhit “Versus”, gjetën disa rrjeta peshkimi.

Veglat e peshkimit dhe peshqit u ngritën nga ujërat e liqenit dhe u dërguan në Stacionin Policor të Mbikëqyrjes Kufitare të Liqenit të Ohrit për procedime të mëtejshme./Telegrafi/

Të fundit