09/12/2023
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Institucioni publik Parku kombëtar denoncon komunën e Tetovës dhe kompaninë që po i kryen punimet në Kodrën e Diellit për hedhje të mbeturinave në vend të palejuar

Institucioni publik Parku kombëtar i Malit Sharr, ka denoncuar Komunën e Tetovës dhe kompaninë që po i kryen punimet në Kodrën e Diellit, te rruga e vikendshtëpizave, se materialin e fortë dhe mbeturinat po i hedhin në vend të palejuar. Drejtori i këtij institucioni, Ibrahim Dehari thotë se për këtë informacion është njoftuar edhe policia dhe organet tjera, të cilat kanë shkruar edhe raport.

Parku kombëtar i Malit Sharr “Një javë më parë, të gjithë ishim dëshmitarë të deklaratave pompoze të kryetarit të komunës se sa shumë e do Kodrën e Diellit dhe do të investojë në të. Për fat të keq, duket se këto deklarata ishin vetëm makijazh për publikun, sepse ai vetë i shkeli këto pretendime. Video materiali që shihni pas meje është pjesë e punimeve përgatitore për riparimin e rrugës së asfaltuar në lagjen e vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit. Punimet filluan duke gëryer asfaltin ekzistues. Po, do të thoni investim kapital, e gjitha me qëllim përmirësimin e infrastrukturës. Por duhet të pyesim komunën se ku dhe si e ka menduar hedhjen e këtyre mbetjeve të ngurta dhe të dëmshme? Për fat të keq, i gjithë ky material, së bashku me mbeturinat që nxirren nga kjo rrugë, përfundon duke shkatërruar natyrën, në emër të përmirësimit të kushteve në Kodrën e Diellit” tha drejtori Dehari. Me këtë akt, pikërisht institucioni që është përgjegjës për trajtimin e mbetjeve tregon anën tjetër të fytyrës”, shtoi Dehari gjatë konferencës për shtyp.

Nga ana tjetër, nga Komuna e Tetovës nuk pranuan të prononcohen për akuzat që iu drejtuan nga ana e Parkut kombëtar të Malit Sharr.Ata thanë se për rastin në fjalë do të prononcohen ditën e nesërme./Tv Koha/

Të fundit