28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Parlamenti Evropian mirtoi raportin për Maqedoninë e Veriut

Eurodeputetët pasditen e sotme me 508 vota “për” dhe 56 “kundër” e kanë miratuar Raportin mbi progresin e Maqedonisë së Veriut të raportuesit të Parlamentit Evropian, eurodeputetit bullgar Ilhan Quçuk duke miratuar më pas edhe disa amendamente kontroverse, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.

Raporti përshëndet progresin reformues të vendit dhe insiston madje në implementimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Eurodeputetët kanë miratuar amendamentet kontestuese 75b, 79 dhe 80 për të cilët ka paralajmëruar Instituti për politikë evropiane (EPI) se paraqisnin minim të vlerave bazë të BE-së.

Amendamenti 75 b ka të bëjë me pajtimin historik dhe “histori të përbashkët” që sipas EPI-t, Parlamenti Evropian miraton presionin që ushtron Bullgaria e që historia të interpretohet sipas mënyrë së tyre.

Amendamenti 79 i cili poashtu është miratuar vlerësohet si presion mbi Komisionin e përbashkët për çështje historike dhe arsimore që duhet të punojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë presion politik.

Së fundmi, amendamenti 80 bie ndesh me vlerësimin e KE-së pasi thuhet se nuk ka progres në implementimin e marrëveshjes për miqësi midis vendeve dhe Bullgarisë nga viti 2017 që nuk është qëndrim i KE-së në raportin e saj të fundit në vitin 2021, paralajmëron EPI.

Përveç kësaj disa eurodeputetë partisë nacionaliste VMRO- Lëvizja bullgare nacionale gjatë debatit para votimit e kanë quajtur Maqedoninë e Veriut “gjenocidale ndaj bullgarëve”.

Eurodeputeti Andrej Sllabakov ka vlerësuar madje se pa ndryshimet e kërkuara bullgare, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është baras me “një tumor për BE-në”.

Të fundit