29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partia Laburiste, fituese e zgjedhjeve lokale në Angli

Rezultatet fillestare të zgjedhjeve lokale në Angli sot nxorën fituese Partinë Laburiste, e cila ka arritur të marrë shumicën e vendeve në këshilla, ndërsa Konservatorët kanë pësuar humbje

Të enjten, votuesit iu drejtuan kutive të votimit për më shumë se 8.000 vende këshilli në 230 këshilla, së bashku me votimet për katër kryetarë bashkie, në gjithë Anglinë. Në mesin e këshillave kryesorë, Laburistët kanë siguruar kontrollin në Plymouth, Stoke-on-Trent dhe Medway.

Nga ana tjetër, Konservatorët ndër të tjera kanë humbur kontrollin e këshillave në Tamworth, Brentwood, Hertsmere dhe NW Leicestershire. Zgjedhjet ishin testi i parë i rëndësishëm i popullaritetit të kryeministrit Rishi Sunak që nga marrja e detyrës.

Partia Laburiste po ndihet fitimtare për arritjen e rezultateve më të mira në zgjedhjet vendore që nga viti 1997, duke besuar se është në rrugën e duhur për të siguruar fitore në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Bazuar në këto rezultate, koordinatorja e fushatës së Partisë Laburiste, Shabana Mahmood, u shpreh se këto rezultate tregojnë se ata po shkojnë drejt një qeverie laburiste të shumicës. Megjithatë, shumica e rezultateve nuk do të konfirmohen deri më vonë të premten. Rezultatet e tjera, duke përfshirë tri gara për kryetarë bashkie në Bedford, Leicester dhe Mansfield, do të shpallen gjatë ditës.

Të fundit