20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë ende pa marrëveshje për shumicën e re parlamentare dhe qeverinë

Liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, në takimin e djeshëm nuk arritën marrëveshje rreth formimit të qeverisë së re, megjithatë, siç theksuan, bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, ndërsa nëse ka vullnet do të arrihet epilog pozitiv.

Nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski pas deklaratës së kryetarit të deritanishëm të Parlamentit Talat Xhaferi, i cili mendon se pa përzgjedhjen e kryetarit të dhomës ligjvënëse nuk mund të konsiderohet si i konstituuar, për MIA-n sqaron se në pajtim me dispozitat kushtetuese në nenin 90 paragrafi 1 afati për ndarjen e mandatit është dhjetë ditë nga konstituimi i Kuvendit. Me ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve mendohet se Kuvendi është konstituuar.

“Në vitin 2016, presidenti i atëhershëm, Trajko Veljanoski, dërgoi shkresë me datë në ditën 30 dhjetor të vitit 2016, me të cilën e informoi presidentin e atëhershëm Ivanov se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve, edhe pse nuk është zgjedhur kryetari”, theksuan nga kabineti.

Kabineti i presidentit e pret shkresën nga kryesuesi Talat Xhaferi, me të cilën do të informojë se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve më 4 gusht të vitit 2020.

“Pa dallim të shkresës, në pajtim me normat kushtetuese, afatet për ndarjen e mandatit, kandidatit të partisë ose partive të cilat kanë shumicë në Kuvend vijojnë nga 5 gushti i vitit 2020”, theksojnë për MIA-n nga kabineti i Pendarovskit.

Xhaferi, megjithatë, për TV21 deklaroi se sipas tij pa përzgjedhjen e njeriut të parë të Kuvendit nuk ka Parlament të konstituuar. Ai ende nuk ka dhënë njoftim deri tek shefi i shtetit Stevo Pendarovski për formimin e parlamentit me çka do të fillonin të vijojnë afatet për ndarjen e mandatit.

Të martën e kaluar në Kuvend u mbajt seancë konstituive e përbërjes së dhjetë parlamentare, por nuk u zgjodh kryetari i Kuvebdit, zëvendësit e tij dhe anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe për këtë, sipas kryetarit të përbërjes paraprake Talat Xhaferi, do të diskutohen atëherë kur do të krijohen kushte për këtë.

Me mbajtjen e seancës konstituive vijojnë afatet për formimin e qeverisë. Në Kushtetutë është paraparë që presidenti i shtetit në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit t’ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Parlament. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i parashtron program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Qeveria, në propozim të mandatarit dhe në bazë zë programit , e përzgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Pas takimit të djeshëm me Ahmetin në Kuvend, Zaev theksoi se i vjen keq që menjëherë nuk mund të thotë se ka marrëveshje mes të dyja palëve me të cilat biseduam. Logjikisht bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe besoj se sapo të kemi çfarëdo lloj hapi të cilin do të mund ta ndajmë me qytetarët menjëherë do ta bëjmë këtë përmes mediave, deklaroi Zaevi pas takimit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, që u mbajt sot pasdite në Kuvend, si pjesë e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare.

Ka, thotë, shumë hollësi për të cilat janë vlen të bisedohet. “Taman puna të mbesim pa qeveri, jo nuk na duhet kjo. Zgjedhjet e reja nuk i zgjidhin problemet. Do t’i përsërisim rezultatet. Qeveri duhet të formohet. Duhet të formohet qeveri gjithsesi aty ku do të gjenden zgjidhjet për formimin e Qeverisë. Qëndrimi ynë, falë Zotit edhe i partive të tjera me cilat po bisedojmë është se tani nuk ka shkak që të mendohet për zgjedhje të parakohshme. NATO është punë e kryer, vendim për fillimin e bisedimeve kemi, konferenca ndërqeveritare po caktohet, po fillon hapja e kapitujve, do të duhet të punojmë por edhe të lëmë parashikim edhe për ekonominë, për qytetarët dhe për të gjithë”, deklaroi Zaevi.

Ahmeti, megjithatë, pas takimit me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev në Kuvend tha se kanë biseduar rreth platformave që t’i përafrojnë qëndrimet, duke shtuar se do të varet nga vullneti i dy palëve që të arrihet epilog pozitiv në interes të shtetit.

“Unë nuk dua t’i ngarkojë bisedimet dhe nuk dua që ta them fjalën e fundit. Ne investojmë në çështjen e shqiptarëve, jemi në drejtim të mirë dhe jemi të gatshëm këtë ta bëjmë për shtetin pasi përfitim do të ketë stabiliteti i shtetit, afrimi i komuniteteve, duam dhe jemi të gatshëm këtë ta bëjmë për shtetin”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se e ka informuar veçmë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se partia e tij ka filluar negociata me LSDM-në si fituesi me fituesin.

“Unë e informova Mickoskin se kanë filluar bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së që ata të mos krijojnë mendim të rrejshëm, por ta dinë se ne bëjmë përpjekje që të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Ahmeti.

Rreth çështjes për kryeministër shqiptar e cila ka qenë premtim parazgjedhor nga BDI, Ahmeti ka vlerësuar se sa janë afër, aq janë edhe larg.

“Unë mendoj se sa jemi afër, aq jemi edhe larg, por të gjitha palët patjetër t’i kenë parasysh interesat madhore të shtetit”, ka thënë Ahmeti.

Para se të mbahet takimi me Zaevin, Ahmeti dje bëri ftesë deri tek partitë e bllokut politik shqiptar, me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Zaev këtë e vlerësoi si presion ndaj tij, LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi” dhe porositi se një takim i tillë mund të kenë edhe përfaqësuesit e, siç tha qytetarët joshqiptarë. Nëse është shkas Marrëveshja e Ohrit, potencoi, atje duhet të jenë edhe LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE-ja.

Paraprakisht pas publikimit të kumtesës së rregullt të mëngjesit nga LSDM-ja thanë se po zhvillojnë bisedime serioze për sigurimin e shumicës stabile parlamentare me mandat katërvjeçar, nga VMRO-DPMNE-ja në reagim porositën se “Republikës së Maqedonisë nuk i duhet edhe një qeveri si e kaluara që të varfërohen qytetarët”. “Republikës së Maqedonisë së Veriut i duhet një e ardhme e sigurt dhe këtë do ta sigurojë qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja. Informacione të reja gjatë negociatave të tyre për shumicën parlamentare dje nuk u kumtuan, njëjtë si edhe në ditët paraprake, me justifikimin që të mos dëmtohet vijimi i procesit”.

Në zgjedhjet të cilat u mbajtën më 15 korrik, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja fitoi 46 deputetë, koalicioni “Për ripërtëritjen e Maqedonisë”-44, BDI-15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa-12, E majta-dy dhe PDSH-ja 1. fb/

Të fundit