25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë në Maqedoni shkelin premtimin për moratorium të aktiviteteve

Edhe krahas vendimit për moratorium të aktiviteteve partiake të cilin dje liderët ia kanë thënë kryeministrit teknik, Oliver Spasovskit, shtabet vazhdojnë të mbajnë konferenca shtypi kushtuar fushatave parazgjedhore.

Nga LSDM-ja thonë kanë hequr dorë nga aktivitetet në teren dhe tani kanë konferenca për shtyp vetëm hapësirat partiake në harmonizim me gjendjen për mbrojtja nga coronavirusi.

Koalicioni” Mundemi” të gjitha partitë politike që janë pjesë e këtij koalicioni i kanë shtyrë aktivitetet e tyre në terren dhe siç thashë jemi duke ndjekur situatën nga afër. Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm dhe kështu do të sillemi. Ndoshta edhe ky aktivitet më tej do të duhet të organizohet- tha Sonja Mirakovska PRSD, Koalicioni “Mundemi”.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në fjalimet e tyre para opinionit fokusohen vetëm në një temë gjegjësisht virusin korona sepse shëndeti i njerëzve është para se gjithash.

“Për dallim nga disa parti tjera që kanë aktivitete në terren ose oponenti jonë kryesor, LSDM që sot mban konferenca të shtypit për gjendjen në gjyqësor dhe administratën publike pas tre viteve në pushtet, që është absurditet vetvetiu, ne i kemi ndërprerë të gjitha aktivitetet tona. Do të mendojmë në ditët në vijim për mënyrë alternative të shfrytëzimit të mediave, që nuk do të thotë edhe pjesëmarrje fizike të gazetarëve”, deklaroi Aleksandar Nikollovski- OBRM-PDUKM.

Konferencat e OBRM-PDUKM-së megjithatë fokusohen në sulme ndaj pushtetit rreth mënyrën e menaxhimit me epideminë. Ministri i administratës, Mançevski në konferencën e shtypit në hapësirat e LSDM-së foli për masat e administratës efikase ndërsa Mirakovska për gjyqësorin./Alsat/

Të fundit