25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë politike pritet të nisin bisedimet për qeverinë e re

Pas mbledhjes konstitutive të Kuvendit, liderët politik pritet të nisin zyrtarisht negociatat për shumicë të re parlamentare. Takimi zyrtar i cili mësohet se do të zhvillohet gjatë ditës së sotshme është ai mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi. Socialdemokratët nuk ndajnë hollësi nëse lideri i tyre në agjendën e tij ka paraparë edhe takime të tjera.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti për ditën e martë nuk ka planifikuar takime me liderët politik. Ndonëse pas takimit me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami kishte paralajmëruar takime me liderët e koalicionit ASH&AAA, asnjëra palë nuk konfirmon nëse i janë përgjigjur ftesave për takime në kuadër të konstituimit të Kuvendit.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk kanë informacion për ndonjë takim të liderit tyre Hristijan Mickoski me ndonjërin nga liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Mickoski ditë më parë njoftoi se pas konstituimit do t’i nisë takimet në nivel liderësh, të cilët sipas tij do të zhvillohen në Kuvend.

Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alterntaiva deri tani nuk kanë njoftuar për takime me qëllim sigurimin e shumicës parlamentare. Sipas tyre, hapësirë do t’i jepet BDI-së ta realizojë premtimin e vetëm për kryeministrin shqiptar, për të cilin kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta mbështetur me vota në Kuvend.

Të fundit