19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pas 41 vite Njësiti “Tigrat” fitoi vagon për trajnim për zgjidhjen e situatave të krizave

Sot (29.07.2022) në kazermën “Ilindeni” ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe zëvendësdrejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Arif Asani morën pjesë në stërvitje operativo-taktike të Njësitit Special Antiterrorist “Tigri” i titulluar me emrin “Peroni 192”, me rastin e prezantimit e poligonit të ri për trajnime, në kuadër të vendit të qitjes në kazermën “Ilindeni “ në Shkup, e cila paraqet bazë për përgatitjen e NJSAT “Tigri”

Duke pasur parasysh rëndësinë të cilën e kanë njësitet speciale të MPB-së në sistemin e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, karakteristikë e tyre e përbashkët është nevoja për poligone specifike për trajnime dhe ushtrime.

Pasi para një viti e gjysmë është aftësuar hapësira për realizimin e pikës moderne të qitjes, si pjesë e poligonit për luftë urbane, në përbërjen e të cilit hynë Shtëpia për qitje dhe autobusi për ushtrime, pas 41 vjetëve u paraqit nevoja për rikonstruimin e poligonit për punë në sisteme turbulare me elementin e trajnimit dhe ushtrimit për zgjidhjen e situatave të krizës për këtë qëllim, sipas shembujve të policive evropiane, ishte e domosdoshme të vendosen vagona të cilët do ta reflektonin situatën sa më afër me realitetin, me ndihmën e së cilës pjesëtarët e Njësitit Special Antiterrorist “Tigri” do të munden në mënyrë praktike të ushtrojnë për situata të këtilla.
Për kompletimin e këtij segmenti të poligonit për trajnim, meritore janë disa sipërmarrje shoqrëore të përgjegjshme, të cilat e perceptuan nevojën të kompletohet edhe ky segment. Me këtë rast ministri Spasovski ndau pllaketa falenderuese për Hekurudhat e Maqedonisë Transporti, Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura, FAKOM SHPK Shkup dhe RAPIDBILT-Kumanovë.

Ministri Spasovski ndau pllaketë edhe për kontribut të posaçëm shumëvjeçar në promovimin e profesionalitetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme kryeshefit të Departamentit për Operacione Speciale Policore, z. Branko Trajanovski.

Të fundit