28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pas dy fundjavave me ndalesë të plotë, vikendi i parë me orë të shkurtuar të policisë

Pas dy fundjavave me ndalesë të plotë të lëvizjes fillon fundjava e parë me orë të shkurtuar policore. Ndalesa e lëvizjes do të fillojë në ora 15:00, dhe do të zgjasë deri të hënën në ora 5 e mëngjesit. Për personat mbi 67 vjeç lejohet sot lejohet lëvizja prej 5 deri 11:00 ndërsa personat deri në moshën 18 vjeçare mund të dalin prej 12:00 deri 15:00.

Sipas masave të reja qeveritare, pajisjet mbrojtëse duhet të mbahen në të gjitha hapësira publike ku ka shumë persona si markete, dyqane, banka, posta, ente shëndetësore si dhe transport publik. Në hapësira të hapura pajisjet mbrojtëse është obligative të mbahet në tregje apo ku nuk mund të mbahet distanca fizike prej dy metrave. Në hapësira të hapura pajisjet mbrojtëse nuk përdoren vetëm nëse personat qëndrojnë në oborrin e tyre, në biçikletë apo në automjet.

Autobusët nga transporti publik, do të qarkullojnë, nga ora 05:00 deri në orën 15:00, sipas orarit të së shtunës, ndërsa nesër nuk do të funksionojë. Duke filluar nga e hëna, 27 prill, trenat në vend do të qarkullojnë sipas një orari të ri për shkak të ndryshimeve në kohëzgjatjen e orës policore gjatë së cilës vetëm dy trena do të qarkullojnë të shtunën.

Natën mes të enjtes dhe të premten u regjistruan 33 persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes në nivelin e të gjithë vendit, ku 25 u arrestuan dhe për pjesën tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, për 112 persona janë marrë vendime për izolim, ndërsa 82 persona nënshkruan deklarata për vetizolim.

Me lehtësimin e ndalimit të lëvizjes, shtetrrethimi do të fillojë çdo ditë pune, nga e hëna në të premte në të gjithë vendin nga ora 19:00 – 05:00 e mëngjesit. Për personat mbi 67 vjeç, lëvizja do të lejohet çdo ditë pune nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 në mesditë. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin nga e hëna në të premte nga ora 13:00 – 19:00. mb/

Të fundit